Jennifer Lopez zbulon letrën e dashurisë dedikuar Ben Affleck 20 vjet më parë!
Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, e rindezur pas gati dy dekadash, ka çuar në një martesë të lumtur prej më shumë se një viti. Pavarësisht kaosit pas ndarjes së tyre në vitin 2002, Lopez rifilloi jetën me Marc Anthony.
Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e trupit të saj nga fshati i bashkëshortit!
Megjithatë, ajo kurrë nuk e harroi dashurinë e saj të vërtetë, Affleck. Së shpejti, ajo planifikon të zbulojë sekretet e romancës së tyre në albumin e titulluar "This Is Me... Now", që të kujton publikimin e saj të vitit 2002, “This Is Me... Then".
Aktive në rrjetet sociale, Lopez ndau një video ku zbulon detaje nga albumi i saj i ri, i pari që nga viti 2014. Në një klip, ajo ulet pranë një komodine, duke zbuluar një letër të datës 24 dhjetor 2002, shkruar nga Lopez, duke lënë të kuptohet për ‘udhëtimin sentimental’ në projektin e ardhshëm.
“Jeta është e vështirë, por ti je i ëmbël”, thuhet në letër. "Faleminderit për dhuratën. Shpresoj t'ju pëlqejnë lulet..”.
Çifti, aktualisht është rinovuar rezidencën e tyre të re 60 milionë dollarësh në Beverly Hills. Këngëtarja dhe aktorja latino-amerikan është përfshirë në mënyrë aktive në mobilimin e rezidencës së tyre të re, e cila ka plot 12 dhoma.