Jennifer Garner humb babain, prek me postimin e mbushur me kujtime
Aktorja e njohur Jennifer Garner njoftoi se babai i saj u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Aktorja në një postim të gjatë në Instagram ka ndarë disa ndjesi për humbjen e prindit të saj të dashur, të cilat i ka shoqëruar me foto të tyre së bashku, që kur ishte fëmijë.
Në mbishkrimin e postimit, aktorja ndër të tjera shkruan: Babai im ndërroi jetë pasditen e së shtunës. Ne ishim me të, duke kënduar Amazing Grace ndërsa ai na la. Ndërsa nuk ka asnjë tragjedi në vdekjen e një burri 85-vjeçar që jetoi një jetë të shëndetshme, të mrekullueshme, e di që trishtimi është i pashmangshëm.
“Ka shumë për të thënë për babanë tim - motrat e mia dhe unë nuk do të ndalemi kurrë së foluri se sa i mrekullueshëm ishte ai, por sot i ndaj këto kujtime me vlerësimin tim për njeriun, babanë dhe gjyshin e sjellshëm dhe të shkëlqyer që ai ishte, si dhe për trashëgiminë e dashur që la pas” përfundon aktorja.
View this post on Instagram