Jeni zgjuar me sy të fryrë? Truku 3 minutësh për tu dukur perfekt

Jeni zgjuar me sy të fryrë? Truku 3 minutësh për tu dukur

Shpesh ndodh që nga lodhja e tepërt ose pagjumësia, fytyra jonë të jetë e fryrë dhe lodhja të transmetohet dhe pamjen e jashtme.

Por çfarë duhet të bëjmë? Të flemë më shumë? Kjo dihet por në qoftë se nuk mundeni?

Ne ju sjellim një truk shumë të lehtë i cili vjen nga artistët e makeupit .

Si fillim duhet të pastroni lëkurën tuaj nga papastërit dhe ti vendosni kremin tuaj hidratues, i cili do të përthithet shumë shpejt duke qenë se lëkura ka shumë nevojë.

Së dyti vendosni një serum ose krem për sytë i cili ka aftësi zbardhuese dhe kjo do të ndikojë menjëherë në përmirësimin e pamjes. Shoqërojeni me një roller i cili ka qenë më parë në frigorifer.

Jeni zgjuar me sy të fryrë? Truku 3 minutësh për tu dukur

Së treti përdorni një korrektor që është në ngjyrën e lëkurës tuaj dhe do ta vendosni aty ku ju ndodhen imperfeksionet dhe një pikë në fillim të syrit dhe një tjetër nga fundi i syrit deri në fillim të vetullës. Kjo do të krijojë një tërheqje të syrit dhe do ju bëjë të dukeni më në formë.

Mund ta shoqëroni me një ndriçues për fytyrën dhe me një shkëlqyes për buzët.

EMISIONET