James Cameron bën histori, "Avatar: The Way of Water" arkëton mbi 2 mld $ në të gjithë botën
Regjisori James Cameron shënoi përsëri rejord në historinë e filmit këtë fundjavë. "Avatar: The Way of Water" ka arkëtuar mbi 2 mld $ në të gjithë botën. Cameron është i vetmi regjisor që mund të mburret se tre nga filmat e tij janë ndër gjashtë më të shiturit të të gjitha kohërave.
Siç ka ndodhur shpesh gjatë karrierës së tij, James Cameron bëri historinë e filmit përsëri këtë fundjavë.
Vazhdimi i shumëpritur I filmit "Avatar: The Way of Water" deri tani ka fituar mbi 2 miliardë dollarë në të gjithë botën, raporton “Deadline”.
Kjo shumë e madhe vjen pas arkëtimit të filmit nga kjo fundjavë, fundjava e gjashtë radhazi që filmi ka zënë vendin nr. 1 që nga publikimi i tij në dhjetor.
-
-
Borell njofton sot ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
23 Janar, 15:13
Studioja prodhuese e "Avatar: The Way of Water" Disney ka komentuar mbi arritjen e fundit financiare të filmit.
"Avatar: The Way of Water" është vazhdimi i epikës jashtëtokësore të Cameron të vitit 2009 "Avatar", i cili mbetet në krye të listës së filmave më të shitur të të gjitha kohërave, sipas Box Office Mojo.
Një tjetër nga filmat e Cameron është gjithashtu në klubin me vlerë 2 miliardë dollarë - "Titanic" i vitit 1997.
Vetëm tre filma të tjerë janë pjesë e atij klubi - "Star Wars: Episode VII - Force Awakens" i 2015-ës, "Avengers: Infinity War" nga 2018 dhe "Avengers: Endgame" nga një vit më vonë.
Prandaj Cameron është i vetmi regjisor që mund të mburret se tre nga filmat e tij janë ndër gjashtë filmat që kanë bërë mbi 2 miliardë dollarë, si dhe në 6 filmat më të shitur të të gjitha kohërave. Regjisori po planifikon të nxjerrë të paktën tre filma të tjerë vazhdim të "Avatar".