Ja si e kujton Gerti Bogdani fëmijërinë

Gerti Bogdani është ndër politikanët që ka ardhur nga fusha akademike dhe shoqëria civile. Ka spikatur gjithmonë në debate pro interesit të qytetarëve. 

Ndoqi studimet e larta në Amerikë, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në vendin ku  u lind dhe u rrit. Karrierën politike e nisi në 2005. Prej vitesh është i angazhuar në politikë. Aktualisht kandidon në primaret e PD për të qenë në zgjedhjet e ardhme në garë për bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Jeto më Orën”në RTV Ora ai tregoi më shumë rreth fëmijërisë së tij dhe marrëdhënies që ka pasur me familjarët.

Çfarë kujtoni ai nga fëmijëria?

Gerti Bogdani: Të dy familjet na kanë ushqyer me një traditë, dashurinë për tjetrin dhe dhembshurinë për tjetrin. Jo më kot këngët tiranse flasin për zemrën e madhe. Gjërat më të këndshme të fëmijërisë janë lojërat në rrugët e lagjes. Atëherë ka pasur shumë hapësira, shumë mundësi për të luajtur me shokët e shoqet e lagjes. Kur ishe në shkollë e dëgjoje cicërimat mezi prisje të dilje nga mësimi e të luaje me shokët dhe shoqet e lagjes. Kjo është gjëja që kujtoj më shumë, por që sot më dhemb për fëmijët e mi. Duhet ti hipësh makinës të gjesh një kafe ku ka lojëra.

Si ka qenë marrëdhënia me familjarët?

Gerti Bogdani: Marrëdhënie të shkëlqyer me nënën dhe gjyshin. Unë kam qenë në kopsht pa drekë, im vëlla ishte në kopsht me drek dhe e quanin dopjo gjashta se e dërgonin në 6 të mëngjesit dhe e merrnin në 6 pasdite. Dhe me babain kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, kam udhëtuar me të në të gjithë Shqipërinë nga Valbona në Leskovik, me shokët e tij. Dhe vajtja me të në stadium. Jam dhe tifoz i madh i Tiranës, i çmendur dhe tifoz i Milanit.

EMISIONET