Ja sa shpesh duhet ti lani çarçafët tuaj

Ja sa shpesh duhet ti lani çarçafët tuaj

Ekspertët rekomandojnë të lani çarçafët tuaj të paktën një herë në javë.

Gjatë tetë orëve, kur jeni duke fjetur, çarçafët mbledhin mikrobe, si pluhuri, qelizat e vdekura të lëkurës, papastërtitë dhe vajrat e trupit.

Nëse çarçafët nuk pastrohen shpesh, ky grumbullim i mikrobeve mund të çojë në shkaktimin e alergjive , acarimit të lëkurës dhe puçrrave.

Ndërsa rekomandohet larja e çarçafëve një herë në javë, kjo mund të ndryshojë në bazë të rutinës suaj.

Megjithatë, nëse ju ose partneri juaj djersitni në gjum ose nëse ndani shtratin me një fëmijë të vogël ose kafshë shtëpiake, çarçafët duhet të lahen më shumë.

Nëse keni alergji ose lëkurë të ndjeshme, ekspertët rekomandojnë ndryshimin e çarçafëve çdo tre deri në katër ditë.

Së pari, përpiquni të bëni dush ose lani fytyrën para gjumit për të zvogëluar sasinë e papastërtive, vajit dhe djersës që çoni në shtratin tuaj. /THE SUN/

EMISIONET