Ja pse nuk duhen hequr qimet e hundës

Ja pse nuk duhen hequr qimet e hundës

Qimet në hundë mund të jenë problem për disa persona pasi heqja e tyre është e dhimbshme.

Sipas mjekëve, kjo gjë është e dëmshme pasi mund t’ju çojë në rrugën e infeksionit duke shkaktuar skuqje brenda ose jashtë vrimës së hundës, acarim lëkure dhe dhimbje.

Doktoresha Nicole Aaronson, një otorinolaringologe në Delaware, tha se nuk do të rekomandonte asnjë metodë për heqjen e qimeve.

Këtu përfshihet dhe heqja me piskatore apo me dyllë ku kjo e fundit thyen barrierën e lëkurës duke krijuar hapje për bakteret që u lejon atyre të hyjnë në inde më të thella, duke krijuar një mundësi për infeksion.

EMISIONET