Ja kush do ta trashëgojë pasurinë 250 milionë dollarëshe të Tina Turner-it!

Ja kush do ta trashëgojë pasurinë 250 milionë

Testamenti i Tina Turner-it nuk është bërë ende publik, ndaj nuk dihet  se kush do ta trashëgojë pasurinë e saj.

Ylli i muzikës ka shitur mbi 200 milionë disqe në mbarë botën, duke e bërë atë një nga artistet muzikore më të dëgjuar të të gjitha kohërave.

Turner ka fituar 12 çmime Grammy.

Ajo zotëronte një numër pronash në mbarë botën. Pronat e saj më të shquara ishin një pronë prej 16 hektarësh në Zyrih, Zvicër, dhe një pronë prej 5 hektarësh në Küsnacht, Zvicër. Ajo gjithashtu zotëronte një shtëpi në Los Angeles, Kaliforni dhe një shtëpi në Monte Carlo. Ajo la pas një vlerë neto prej 250 milionë dollarësh.

Me shumë mundësi, bashkëshorti i saj, Erwin Bach, do të jetë një përfitues i madh. Çifti ishte së bashku për më shumë se 30 vjet dhe u martuan në vitin 2013. Kujtojmë se dy djemtë e saj kanë vdekur.

Njëri prej tyre në vitin 2018, Craig Raimond, i cili kreu vetëvrasje në moshën 59-vjeçare. Tjetri dhjetorin e kaluar, Ronnie Renelle Turner, vdiq nga kanceri. Prandaj  pasuria mbetet për bashkëshortin dhe dy fëmijët e birësuar.

EMISIONET