Ja cilat janë trendet për verën sipas stilistit të njohur

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, stilisti i njohur Dashi Sela foli për tendencat e stinës së verës, teksa përmendi ngjyrën jeshile dhe materialin lino si dy trendet e preferuara.

Dashi Sela: Materiali lino është shumë në modë tani, materialet lisho,  kostumet po ashtu. Kostumet me ngjyra të ndezura duhen kombinuar me ngjyra të lehta dhe çanta të vogla. Çantat rrumbullake janë shumë në modë. Ngjyra jeshile, e bardhë, rozë janë shumë in. Bizhuteritë janë aksesorë me rëndësi, perlat janë shumë në modë, por dhe bizhuteritë e thjeshta. Përsa i përket rrobave të banjos, janë po ashtu në modë ngjyrat e ndezura, si ato për djem dhe ato për vajza, gjithashtu ngjyrat pastel. Mund të shoqërohen dhe me këmisha sipër ose aksesorë.

EMISIONET