Iu publikuan fotot nga pushimet në Mykonos, reagon Musk: Ndoshta duhet të zhvishem më shpesh
Elon Musk ka reaguar mbi fotot e fundit nga pushimet e tij në një jaht në Mykonos duke postuar në Twitter.
Njeriu më i pasur në botë u fotografua me miqtë e tij në një jaht, në afërsi të ishullit grek të dielën.
Themeluesi i Space X, 51 vjeç, po përpiqej të kapte disa rreze për të marrë pak ngjyrë në lëkurën e tij të zbardhur përpara përballjes së tij ligjore me Twitter më vonë sot.
Fotot e tij bënë xhiron në rrjet, ku të shumtë ishin ata që e komentuan për trupin dhe se sa i bardhë ishte ndërkohë nuk mungoi as reagimi i tij
"Haha dreqin, ndoshta duhet të heq këmishën time më shpesh ... të çlirohem!! (tashmë jam rikthyer në punë në fakt)," shkroi ai.