Ironizon fituesi i "Big Brother", bën kulaçë me emrin e banorëve: Vishni PAMPERSA se ua mori lojën Gjesti, në finale Tiri dhe...
Situatat e ndodhur së fundmi në shtëpinë e “BBVA4” po bëjnë zhurmë në rrjet.
Kujtojmë se Gjesti dhe G Bani janë vënë re teksa hynë në tualet së bashku, duke thyer kështu një nga rregullat e lojës.
Deri më tani strategjia e lojës së Gjestit herë është kritkuar e herë është preferuar nga personazhe të ndryshme VIP.
Një ndër personazhet i cili vijon të mbështesë Gjestin për rrugëtimin e tij në këtë program, është fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti.
Në një foto të postuar në profilin e tij, ku shfaqen disa kulaçë bukë të cilat mbartin emrat e banorëve aktualë të spektaklit, fituesi i “Big Brother” shkroi: Nëse G Bani nuk vesh PAMPERSA të martën njëjtë siç I veshi Gerta prime-n që kaloi, n’finale do shkojnë Tiri dhe Krista.