Indrit Hamiti: Ja cilat janë problematika e arkitekturës në vend

Indrit Hamiti është një ndër arkitektët më të  njohur në Shqipëri.

Një vit më parë ai përfaqësoi Shqipërinë në eventin ballkanik “Bienalja Ballkanike e Arkitekturës”, e cila u mbajt në Beograd të Serbisë. Në këtë organizim merrnin pjesë studio më prestigjoze të arkitekturës në vendet e rajonit pasi është  një ndër eventet më të rëndësishme të sferës së Arkitekturës dhe Dizajnit për rajonin tone. Arkitekti shqiptar  u prezantua  me projektin Vila “Trinity”, i cili është në ndërtim e sipër. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” arkitekti tregoi më tepër rreth projekteve të tij më të fundit. Ai tregoi edhe për fillimet e tij drejt arkitekturës.

“Që i vogël kam pasur shumë dorë për pikturë dhe pas një konkursi që bëra në klasë për pikturë mësuesja më nxiti që të shkoja në kurs pikture unë nuk shkova por ajo që mësuesja më tha më rriti shumë vetëbesimin ku fillova të mendoj seriozisht të bëhesha piktor. Në atë kohë prindërit nuk më përkrahën idenë sa fillova të mendoj që të bëhesha inxhinierë mekanik si babi.

Por në vitet ’90 industria mekanike mori goditje sa edhe im atë ngeli i papunë dhe ne në atë kohë jetonim në një pallat dhe komshinj kishim një çift arkitektësh të cilët bënin një jetë që mua më intrigoi madje edhe shtëpinë e kishin mobiluar bukur. Aty mendova që të bëhem arkitekt dhe më pas kur mbarova maturën hyra në konkurs dhe fitova” u shpreh arkitekti. Hamiti tregoi edhe se çfarë e lidh atë me Francën.

“Shkolla e arkitekturës ka pasur programe shkëmbimi me shkollat e Francës dhe në periudhën që unë kam qenë në shkollë nxënësit me rezultat më të mira bëni një semestër ose një vit të plotë studimi dhe unë ika për të mbrojtur diplomën atje” u shpreh Hamiti.

Ai tregoi se më shumë pëlqen vendet ku miksohen kulturat si Budapesti apo Stambolli. Arkitekti foli edhe për projektin e tij më të fundit që u zhvillua në Serbi.

 “Ishte një nga projektet më të rëndësishëm, me sa di unë Shqipëria ishte hera e parë që u prezantua në këtë projekt morën pjesë disa arkitekt nga Shqipëria mbi 20 punime. Unë nuk shkova fizikisht por dërgova punën time “Vilën Trinity”. Në fillim ishim në dilemë se çfarë do dërgonim por menduam që vila meqenëse ishte një punë i pandemisë që reflekton problematikat e pandemisë që shtëpia nuk është vetëm një vend banimi por tashëm edhe një vend pune i shkonte më përshtat. Vila po ndërtohet në kodrat e kryeqytetit” u shpreh arkitekti.

Hamiti tregoi sesi e sheh ai arkitekturën dhe zhvillimin e saj në vendin tonë. 

“Ka një zhvillim cilësor kjo ndoshta edhe për shkak të rritjes së ekonomisë graduale por nga ana tjetër ka evoluar edhe teknologjia e projektimit apo edhe bashkëpunimet mes arkitektëve. Por ka edhe problematike pasi në rrjetet sociale promovohen shumë arkitekt por jo të gjitha projektet janë cilësore. Për përmrësimin e disa gjërave do doja të jepja disa këshilla. Hapi i parë është aprovimi urdhrit të arkitektit,  është një organizëm i rëndësishëm i cili përcakton standartet. Nga ana tjetër duket të ketë konkurse të hapura transparente për objekte të rëndësishme” u shpreh Hamiti.

Arkitekti tregoi edhe për familjen e tij dhe kohën që ai mundohet të gjej mes profesionit dhe jetës private.

“Unë studion e kam hapur me gruan dhe prindërit na kanë ndihmuar shumë. Shpresoj që një nga fëmijët të bëhet arkitektë do mundohemi ta peshkojmë njërin” përfundoi arkitekti Hamiti.

EMISIONET