Kamariere në jug, Ina Kollçaku: Ka qenë puna e ëndrrave të mia

Inna Kollçaku në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka, në "Ora Verore", teksa flet për biznesin e saj të ri në bashkëpunim me Olsi Bylykun, shpjegon arsyen se pse ka vendosur të punojë si kamariere në lokalin e saj.

Ina thotë se një biznes nuk mund të sukses nëse vetë pronari nuk e prej punën nga afër, ajo thekson se do vazhdojë ta ndjekë këtë metodë gjithmonë, deri ditën e sa të fundit në punë.

Ronaldo Sharka: Nuk ndodh shpesh që të shohim pronarë biznesesh që të shërbejnë . ndodh shumë rrallë. Aq më tepër kur pronari është personazh publik. Pse shërben me tabaka?  

Ina Kollçaku: Një vajzë më tha, si qënke katandisur o Ina?! Unë ndihem shumë mirë, shumë komode, unë i bëj yzmetin punës time dhe lekëve të mia. Do vazhdoj ta bëj. Asnjë biznes nuk funksionon, nëse ti vetë nuk del në ballë të parë që të punosh. Këtë gjë e kam bërë gjithmonë dhe do vazhdoj ta bëj, deri ditën e fundit të punës, deri sa të dal në pension. Ka qenë profesioni i ëndrrave të mia, sepse nuk e kisha provuar të isha kamariere. Madje po e shijoj shumë, kështu që  jam duke e bërë praktikën te 'Papaya'. Nuk kam mësuar ende ta mbaj tabakanë mirë, por kusurin e kthej mirë dhe marr bakshishe.

Për  intervistën e plotë klikoni linkun:https://www.youtube.com/watch?v=AbYJMT2jmzg

EMISIONET