Iku se dhunoi Luizin, Kejvina Kthjella thyen heshtjen: Ajo shpullë më ndihmoi të dilja prej asaj “çmendine”!
Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella ishte shumë e komentuar gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.
Ajo u skualifikua nga loja e BBVA pas dhunës fizike ndaj Luiz Ejllit.
Pas daljes, Kejvina nuk ka reaguar asnjëherë publikisht pas daljes, mirëpo veprimi i fundit nuk i iku vëmendjes së mediave.
Ajo ka reaguar për herë të parë publikisht përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Instagram”, ku të vetmet falje që ajo kërkon i ka për fansat, veçanërisht të atyre të Luizit.
“Jeta vazhdon ... edhe nëse “vdesim”!
Nuk jam penduar q ëhyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi!
Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”!
Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shkullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!
Meqë Luizi, lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”, shprehet në "Instastory"-n e saj Kejvina Kthjella.
Kujtojmë se Kejvina së fundmi ka filluar të ndjekë në “Instagram” këngëtarin Luiz Ejlli, veprim i papritur ky duke patur parasysh situatën e krijuar mes tyre.