Çifti i parë nga Për'puthen/ Alvisa dhe Bashkimi rrëfejnë dashurinë jashtë kamerave

Alvisa Qarri dhe Bashkim Seiti janë çifti i parë që dolën bashkë nga emisioni i dashurisë "Për’puthen".

Por si po shkon marrëdhënia e tyre jashtë kamerave dhe larg publikut.

Në një  intervistë për "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, çifti pohon se janë në një periudhë ku po njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe se tani po shijojnë daljet e tyre larg kamerave dhe vëmendjes së publikut.

Çifti shprehet një zëri se janë shumë më rehat jashtë dhe se brenda emisionit kishin shumë presion.

Ndër të tjera nuk hezituan të flasin dhe për "zënkat" apo momentet e xhelozisë, që edhe ata kalojnë si çdo çift.

Alvisa thotë se Bashkimi është xheloz, ndërsa Bashkimi thotë për Alvisën se rri shumë në telefon.

Bashkimi: Ka qenë vështirë njohja në emision, mendoj se nuk është e lehtë të njohësh dikë si duhet para kamerave, para presionit të njerëzve. Presioni i brendshëm ishte më i vështiri. Je në një ambient ku djemtë pëlqejnë të njëjtat vajza. Vajzën që pëlqen ti mund ta pëlqejë dhe shoku yt brenda në emision.

Alvisa: Gjithmonë kam dashur të jem e dashuruar. Dëshira e parë ishte të njihja dikë në ekran. Primarja ishte ta shihja veten me dikë.

Xhelozia në çift

Alvisa: Më pëlqen të jetë pak xheloz, jo shumë. Nga gjëra më të vogla xhelozon, pse fole kështu, pse pe këtë.

Bashkimi: Unë pyes shumë pse, sepse më ka bërë dega të cilën kam studiuar të pyes pse. Kam studiuar kriminalistikë.

Çfarë e nuk pëlqen Bashkimi te Alvisa?

Bashkimi: Nuk më pëlqen që rri më shumë se ç'duhet në telefon.

Alvisa: Unë e kam punën në telefon. Dhe kur rri unë në telefon Bashkimi rri turi varur, më thotë ke një orë në telefon.

Bashkimi: E kam bezdi shumë.

EMISIONET