I thonë se ka dy gojë, ja si e përshëndet Arjeta Dhima, Anën në “Jeto me Orën”
Ventrilokuizmi është kur njeriu ndryshon zërin e tij ashtu që të duket sikur vjen nga një vend tjetër, nga një person tjetër. Një dhunti të tillë e ka dhe Arjeta Dhima.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ajo tregoi se se si janë qasur njerëzit ndaj kësaj gjëje.
Arjeta Dhima: Nuk e dija çfarë ishte po ta dija do të kisha investuar që e vogël. Më vjen keq që nuk kisha informacion. Pas daljes së parë publike më thonin paske dy gojë. Hajd, hajde këtu ti, ku e ke ti gojën? Kështu hapet shfaqja. Njerëzit kuptuan se ka dy gojë. Normalisht nuk kam një gojë te barku. Më thonin po çfarë thua se të dëgjuam në TV. Në fund të 4 netëve shfaqje një nga djemtë e teknikës tha kam parë diçka në you tube, po të mos e kisha parë do të besoja se ti nga diku e nxirrje zërin. Këto janë reagime shumë të sinqerta.
Sakaq ajo bëri dhe një përshëndetje të veçantë për Anën.
Për më tepër ndiqni videon bashkangjitur.