Hygerta Sako si asnjëherë flet për ish-bashkëshortin: Dashuria ime e parë...

Hygerta Sako si asnjëherë flet për ish-bashkëshortin:

Si rrallëherë, Hygerta Sako, ish-misi shqiptar në vitin 1995, në një intervistë me “Miqtë e pasdites” nga Beniada Nishani, ka ndarë të pathënat në lidhje me dashurinë e saj të parë, takimin e tyre dhe vendimin për të kaluar në etapën tjetër të krijimit të një familjeje.

Dashuria ime e parë e madhe është ish-bashkëshorti. Kishim një vit duke u parë në baret e Tiranës, që atëherë ishin shumë të pakta. Shiheshim, por nuk kishim pasur mundësi të kontaktoheshim. Në atë kohë nuk kishte celular dhe ishte shumë e vështirë.

Nuk e kuptova që në fillim se ishte personi i duhur.

Duke ndenjur bashkë pastaj ndjenja u bë e fortë për të dy. Kam kaluar një periudhë shumë të bukur dy vjet e gjysmë deri sa vendosëm të lidhnim jetën bashkë dhe të krijonim një familje,” rrëfeu Hygerta.

EMISIONET