Humb jetën në moshën 79 vjeçare "thesari kombëtar" i Australisë, Judith Durham
Muzikantja australiane Judith Durham, e njohur më së shumti si këngëtarja kryesore e grupit të muzikës popullore "The Seekers", ka ndeërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Gjatë karrierës arriti të shiste më shumë se 50 milionë disqe, ndërsa suksesin më të madh e arriti me "I'll Never Find Another You", "I Am Australian" dhe "Georgy Girl".
Ajo u largua nga grupi për të dalë solo në vitin 1968 dhe vazhdoi të publikonte albumet e saj.
Anthony Albanese, kryeministri i Australisë, bëri homazhe për Durham, duke e quajtur atë "një thesar kombëtar".
"Judith Durham i dha zë një filli të ri të identitetit tonë dhe ndihmoi në hapjen e një shtegu për një brez të ri artistësh.
Mirësia e saj do t'i mungojë shumëkujt, himnet që ajo i dha kombit tonë nuk do të harrohen kurrë," shprehet Albanese.
Durham u nderua disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë, duke përfshirë medaljen e Urdhrit të Australisë për shërbimet ndaj muzikës në 1995 dhe Medaljen e njëqindvjetorit në 2003. Gjithashtu ajo u emërua Viktorianja e Vitit në 2015.
E lindur në Melburn, Durham fitoi famë ndërkombëtare pasi iu bashkua The Seekers në 1962 së bashku me Athol Guy, Keith Potger dhe Bruce Woodley. Ajo u bë këngëtarja kryesore e grupit , në moshën 20-vjeçare.
Një vit mori çmimin Australian i Vitit në 1967, grupi zyrtarisht u shpërbë, por u ribashkua për të performuar në shumë raste, hera e fundit ishte 2014.
Durham u martua me pianistin dhe drejtorin muzikor britanik Ron Edgeuorth në vitin 1969, i cili vdiq më pak se 30 vjet më vonë pasi u diagnostikua me sëmundje të neuroneve motorike.