Hollywood-i në shok, filmi i fundit i James Handy nuk do të shfaqet kurrë!

Projekti i fundit filmik i aktorit James Handy është anuluar pas vdekjes së tij tragjike në moshën 81-vjeçare. Aktori, i njohur për rolet e tij në filmat “Jumanji” dhe “Top Gun: Maverick”, ishte pjesë e kastit të filmit të ardhshëm “Kickback V”, por produksioni nuk do të vazhdojë më.
Lajmi u konfirmua nga skenaristja dhe producentja Heidi Anderson-Swan, e cila bëri të ditur se projekti ishte përballur prej kohësh me vështirësi financiare dhe probleme në fazën e paraprodhimit. Sipas saj, vdekja e Handy-t ishte goditja përfundimtare që çoi në anulimin e filmit.
Handy u gjet i plagosur rëndë në oborrin e banesës së tij në Tarzana, Los Angeles, pasi kishte marrë një goditje me thikë në gjoks. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Agjentja e tij, Pam Ellis-Evenas, konfirmoi më pas lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së Handy-t, i cili jetonte në të njëjtën banesë.
Gledhill akuzohet për vrasje dhe po mbahet në paraburgim me një garanci prej 2 milionë dollarësh. Sipas familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni.
Duke folur për aktorin e ndjerë, Anderson-Swan e përshkroi Handy-n si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur në Hollywood, duke theksuar se ai e kishte ndihmuar në hapat e parë të karrierës së saj.

