Historia e veçantë e Gazmend Xhaferit, piktor para dhe pas demokracisë

Piktori, Gazmend Xhaferi  në emisionin "Jeto me Orën" tregoi se si nsi pasioni për pikturën dhe impakti që ka pasur babai i tij në këtë rrugëtim.

Gazmend Xhaferi: Babai pikturonte në shtëpi, mund të hyjë te ato që kishin prodhimtari të madhe. Ka qenë dhe piktor me dekorin e qytetit.  Në njëfarë mënyre dhe na tërhiqte tek profesion i tij. Më thoshte sill këtë ngjyrë atë penel, ishte një gjë e vogël për të rreguluar por më futi në mësimin e gjërave gradualisht dhe natyrshëm. Unë kam mbaruar shkollë mekanike, në ndërmarrjen ku punoja isha dhe piktor i ndërmarrjes. Citatet dhe gjërat që shkruheshin për kongreset duheshin ilustruar me figura.

Jo çdo gjë ka qenë e lehtë, afirmimi si piktor erdhi pas një periudhe të caktuar dhe punës që ju vlerësua nga të tjerët.

Gazmend Xhaferi: Më vonë me ardhjen e demokracisë, ika në Greqi disa vite. Vitet e para ishin të vështira. Për 10 vite bëra punë të ndryshme, shofer kam punuar,  pas 10 vitesh ndryshuan gjërat dhe hapa një studio. Që të hyje në treg duhet të dije kush je. U konfirmova si piktor i mirë në realizimin e një faqeje pallati ku punova direkt me penel.  Tha "dua një gjë të bukur", ma la mua në dorë të zgjidhja. I bëra një ilustrim dhe pranoi. E realizova për 2 javë. Ajo punë ka mbi 15 vjet që e kam bërë dhe nuk ka ndryshuar akoma.   

EMISIONET