La SHBA-në për Lushnjen: Në Shqipëri dasmat zgjasin 6 orë, në Amerikë 1 orë e njerëzit ikin

Teksa shumë po zgjedhin të largohen nga Shqipëria, kemi dhe raste të suksesshme ku vendin tonë shumë të huaj zgjedhin ta shohin si një vend qëndrimi.

Një nga këta të huaj që ka zgjedhur Shqipërinë si shtëpinë e saj të re është dhe amerikania Whitney Peck.

Whitney në një rrëfim për emisionin e mëngjesit në RTV ORA, tregoi historinë e saj në gjuhën shqipe.

Whitney rrëfeu se jeton në Shqipëri që prej vitit 2016 dhe fillimisht është zhvendosur të jetojë në qytetin e Lushnjes. Ajo foli me shumë nostalgji për këtë periudhë të jetës së saj ku jetonte në Lushnje pasi adhuronte jetën e fshatit, e cila e bënte të ndihej mirë edhe e lirë.

Ndërkohë e pyetur nga moderatori Arjon Muça nëse kishte mjelë ndonjëherë lopën kur jetonte në fshat, Whitney u shpreh se thjesht i shihte nga larg dhe i përshëndeste.

Tashmë ajo është zhvendosur në Tiranë, ku punon si këngëtare e muzikës live në lokale nate në kryeqytet.

Whitney në emision këndoi disa vargje të këngës “Xhamadani vija-vija”, të cilën me shumë mjeshtëri dhe më një zë potent arriti ta performonte live. “Nuk e di nëse do të kthehem më në Amerikë.”- shprehet Whitney si për të përfunduar kështu që e gjen veten shumë mirë në vendin tonë.

EMISIONET