Historia e Luizit dhe Kiarës “frymëzim” për piktorët e rinj, Arbnora Huseini shpjegon pse vendosi të bëjë portretet e tyre

Historia romantike e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e pjesës dërrmuese të opinionit publik shqiptar, por tashmë është kthyer në burim frymëzimi edhe për artistët e tjerë.

Një e tillë është dhe Arbnora Huseini, një vajzë e cila pikturon në mënyrë origjinale të gjitha portretet që i jepen. Ajo më së shumti është e fokusuar për të pikturuar peisazhe dhe portrete.

Në një lidhje me skype nga Tetova, piktorja e talentuar shpjegoi në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora arsyet se pse ajo vendosi portretet e Kiarës dhe Luizit, të cilat kanë marrë shumë vëmendje.

“Portretin e Luizit më kanë kërkuar më shumti, por klientët kanë blerë shumë portrete të ngjashme. Të dyja portretet kanë marrë vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Doja të thoja që dhe në edicionin e kaluar të këtij reality shoë ka pasur kërkesa të shumta për personazhet e atij spektakli”, u shpreh ndër të tjera piktorja Arbnora Huseini.

 

EMISIONET