"Hera e parë që nuk kam folur", Xhani Demika pishman për intervistën me Arian Çanin

Xhani Demika, i njohur si menaxheri i VIP-ave, ishte sot i ftuari i Orës Verore.

Mjaft aktiv me prezencën e tij edhe në studiot televizive ai nuk hezitoi të zbulojë intervistën ku është ndjerë keq.

"E do troç. Kam qenë në një emision që kam qenë i ftuar si figurant, isha personazh kryesor i filmit dhe në një intervistë ku u ftuam si panel në vend që të më jepej rëndësia si personazh kryesor në film dhe si figurë publike nuk mu dha rëndësia fare, emri më është ngatërruar disa herë. Kam mbetur i pakënaqur. Jo me emisionin dhe personin që më ka ftuar por intervistën që është bërë dhe mosrëndësinë. Kam qenë te Zonë e Lirë te Arian Çani. Më shumë kam ndenjur se kam folur. Intervista e parë në jetën time që nuk kam folur".

EMISIONET