‘Helmohesha me ditë të tëra, s’dija çfarë bëja’ Endri Prifti flet për varësitë e tmerrshme

Endri Prifti, së fundmi ka dhënë në 'Glamour Zone' një nga intervistat më të drejtpërdrejta të gjithë karrierës së tij. Përballë moderatores Ester Bylyku, këngëtari korçar u shpreh se është penduar për disa dite të këqia që ka kaluar, ku shprehet se ka qenë nën efektin e 'helmeve'

Ester Bylyku: Më trego një rast, për diçka që ti ke bërë në gjendje të dehur dhe më pas je penduar.

Endri Prifti: Këto kanë të bëjnë me ato helmet që them unë, që rri shumë keq në ambiente që s'duhet të jesh. Rri kot, nuke kupton se çfarë gabimi po bën, je duke bërë një gabim që nuk e meriton, por nuk funksionon kjo, sepse je helmuar. Dhe bën atë që kur të shohin njerëzit që rri në një banak i varur, me gotën e alkolit përpara, kalojnë 24 orë, kalojnë 24 orë të tjera dhe ti je akoma aty, ky është një gabim i pafalshëm. Shumë njerëz mund  ta gjykojnë, por kam qenë i helmuar aty.

Për të ndjekur intervistën e Endrit dhe Stefit, kliko videon më poshtë:

EMISIONET