Habit eksperti i IT: Shteti britanik i ka kërkuar Whatsapp kodin për të përgjuar bisedat e kriminelëve, nëse nuk ia jep do mbyllin aplikacionin
Teknologjia është një fushë që sa vjen dhe po na habit me prurjet dhe të rejat e saj.
Madje edhe autoritetet policore e institucionet e ndryshme e kanë kthyer në një armë të fortë për të kapur përsona me precedentë kriminal e kriminelë të ndryshëm.
I ftuar në "Jeto me Oren" në RTV Ora, eksperti Tomi Kallanxha u shpreh se sëfundmi shteti britanik i ka kërkuar kompanisë së whatsapp kodin e dekriptimit të bisedave të përdoruesëve për të kapur kriminelët. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë Whatsapp do të mbyllet në Britani.
"Shteti britanik po kërkon që të marrë kodin e dekriptimit të Whatsapp-it. Kjo do të thotë që nëse në flasim bashkë kemi ende-to-end-encription, që do të thotë se Whatsapp-i nuk e elxon atë që po shkruajmë ne. Dhe kodin e dekriptimit e kemi vetëm ne. Shteti britanik ka këkrkuar që të mlos jenë më të deinkriptuara këto biseda sepse favorizojnë krimin.
Ka vendboshllëqe në Whatsapp që të kapë kriminelat dhe bisedat që ata bëjnë. Shteti i ka kërkuar Whatsapp-it që osë ti japi kodin e dekriptimit shtetit britanik që të dekriptojë çfarëdolloj bisede, ose do mbyllet në Britani.
Po me shumë mundësi do ti japi më shumë hapsirë shtetit duke marrë parasysh dhe luftën që kanë shumë shtete me mbylljen e TikTok," tha ai.