Grupi italian Maneskin martohen të katërt me njëri-tjetrin

Grupi italian Maneskin martohen të katërt me njëri-tjetrin

Maneskin tashmë për publikun e tyre janë paraqitur si artistë “të çuditshme”, por askush nuk e priste foton që ata postuan në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

Grupi italian që fitoi vendin e parë në Eurovizion u martuar me njëri-tjetrin. Ceremonia ndodhi në Palazzo Prancaccio, me të ftuar influencues, producentë, reperë dhe DJ.

Në fotot e postuara në llogarinë e tyre zyrtare, anëtarët e grupit shihen të veshur me të bardha, duke u puthur me njëri-tjetrin në një “ceremoni private”. 

Për videon e lançimit të albumit të tyre të ri, 'Rush', në bashkëpunim me Spotify, Victoria, Damiano, Ethan dhe Thomas veshën fustanet e nusërisë dhe... u martuan në një ceremoni, "e bërë me porosi", e cila ishte performuar në emër të perëndisë së muzikës, Apollonit.

“Spotify ka nderin të njoftojë se Maneskin do të martohet në një nxitim”, thuhet në postimin e platformës së njohur, e cila fton publikun e grupit në dasmën më... “rock”. 

Dasma përfshinte edhe tortën superproduksion të grupit. Pas ceremonisë ka ardhur koha për “party”, ku grupi ka dalë në skenë dhe ka argëtuar turmën. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Spotify (@spotify)

EMISIONET