Gruaja xheloze detyron burrin të bëj testin e së vërtetës çdo herë që kthehet në shtëpi

Gruaja xheloze detyron burrin të bëj testin e së

“Gruaja më xheloze në botë” ka treguar se e detyron burrin e saj të bëjë një test detektori gënjeshtrash sa herë që ai kthehet në shtëpi.

Debbi Wood është aq paranojake sa mendon se burri i saj Steve Wood do të jetë i pabesë ndaj saj, për këtë ajo sigurohet që ai të bëjë një test të makinës së të vërtetës sa herë që kthehet në shtëpi pasi ka dalë.

Ajo zbuloi gjithashtu për mediat se kontrollon telefonin e tij, llogaritë e emailit dhe deklaratat bankare disa herë në ditë për prova të tradhtisë dhe burrit të saj madje i ndalohet të shikojë gra në televizion ose të shikojë fotot e tyre në revista.

Mjekët kanë zbuluar se zonja Wood vuan nga Sindroma Othello, një çrregullim psikiatrik që i bën të sëmurët të besojnë se partnerët e tyre kanë qenë të pabesë.

EMISIONET