Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar" studim nga World Vision
Një studim interesant i zhvilluar nga World Vision Albania, “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar” synon të vijë në ndihmë të institucioneve dhe orgnizatave , komuniteteve për të forcuar pozicionin e gruas në familje dhe shoqëri.
Është një studim, i pari në llojin e tij, në vendin tonë që analizon sesi fuqizimi i nënës lidhet me fuqizimin dhe përmirësimin e jetës së fëmijës. Rezulton se nënat që përfshihen në vendimmarrjet e familjes, kanë akses në ndihmën ligjore dhe arrijnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga dhuna shumë më tepër se ato që nuk përfshihen.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” këshilltarja për rininë dhe mbrojtjen e fëmijëve në World Vision, Diana Kanaj u ndal më shumë tek ky studim.
Sot ka qenë dita e aktivitetit për lançimin e këtij aktiviteti.
Diana u shpreh se “Audienca dhe reagimet kanë qenë shumë pozitive , madje dhe të ftuarit, nënat dhe fëmijët përcollën një impakt pozitiv”.
Diana Kanaj:"Si një organizatë që ka në mision fuqizimin e gruas, me këtë aktivitet organizata do ndikojë në fuqizimin e nënës dhe fëmijës, pasi figura e nënës është shumë e lidhur me fëmijën dhe familjen. Ky studim është kryer në tetë qytete si Tirana, Durrësi, Dibra, Shkodra, Korça etj. Në këtë studim janë intervistuar 464 nëna dhe fëmijë. Qëllimi i këtij studimi ka qenë për të ditur të drejtat e nënës në familje, a i lejohet gruas të punojë etj. Për shkak të risisë që ka sjell ky studim ka marrë shumë komente pozitive. Është shumë e nevojshmë që nëna të jetë e fuqizuar për të rritur pozitivisht edhe fuqizimin e fëmijëve."
Ajo shprehet se ka një sërë komponentësh që e kanë penguar fuqizimin e gruas siç janë: problematikat që lidhen me edukimin e vajzave dhe grave, çështja e menatlitetit merr po ashtu një tjetër rëndësi, fuqizimi ekonomik i gruas etj.
Rreth 50 % e grave të anketuara kanë deklaruar se janë përballur me seksizmin, gjë e cila duket shumë shqetësuese, tha Diana.