Gjon's Tears / Shqiptari i talentuar që përfaqëson Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës

Gjon's Tears / Shqiptari i talentuar që përfaqëson

Gjon Muharremaj është kengëtari me origjinë shqiptare i cili do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e Eurosong-ut, që do të zhvillohet në 22 maj, në Roterdam të Hollandës.
"Tout l'Univers" është titulli i këngës me të cilën 22 vjeçari do të konkurojë në Festivalin Evropian për Zvicrën.

Ajo ç'ka tërheq vëmendjen nga kënga "Tout I'Univers" është zëri madhështor i artistit shqiptar.

"Nëse do ta përshkruaja këngën time me tre fjalë, ajo do të ishte sigurisht emocionale, epike sepse përfshihen shumë instrumente muzikore dhe e thellë, pasi temat që trajton kanë shumë kuptim për mua", thotë këngëtari në një intervistë për faqen zyrtare të Eurovision-it.

Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjoni flet shumë mirë gjuhën shqipe, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës, pasi babanë e ka me origjinë Kosovare ndërsa nënën nga Tirana.
Gjoni i ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.
Historia e tij me muzikën e ka gjenezën që në fëmijëri kur interpretonte këngën e Elvis Presley "Can't Help Falling In Love With You". Duke e dëgjuar teksa këndonte këngën e Elvis Prisley, gjyshi i Gjonit u emocionua aq shumë sa që u përlot.


Dhe kështu lindi emri i tij artistik, Lotët e Gjonit - Gjon's Tears.
Gjyshi ishte aq i impresionuar nga performanca dhe talenti i nipit sa që e regjistroi atë në spektaklin "Albania’s Got Talent".
Ky ishte një vendim shumë i zgjuar pasi në moshën 12 vjeçare Gjoni fitoi çmimin e tretë në spektaklin e njohur.
Vitin tjetër ai arriti në gjysmëfinalen e "Switzerland's Got Talent" dhe në vitin 2019 arriti në të njëjtën fazë në "The Voice of France".

Gjoni ka pasion poezinë dhe vizitat në teatër dhe muze, ndërsa ka dobësi ndaj sendeve antike.
Megjithatë pasioni tij më i madh është muzika.

Gjoni është mendjehapur kur bëhet fjalë për të kaluarën e njerëzve. Ai thotë: «Për mua, origjina nuk është aq e rëndësishme. Nëse është e rëndësishme për ju, atëherë kjo është super. Por për mua origjina nuk e përcakton personin.”
Duke folur për mediet zvicerane, ai rrëfen se emigracioni është një temë e rëndësishme për të, duke shtuar se kënga e tij në Eurovision është për ata që luftojnë me identitetin.

Kujtojmë se në shkurt të 2019-ës Gjoni ka publikuar këngën me titull "Babi", nëpërmjet te cilës ndërthur jo vetëm gjuhën shqipe me ate franceze por edhe elementë te muzikës shqiptare me atë evropiane.

EMISIONET