Gresa Gjoçera sjell këngën “I’mja dashuri”: Muzika treg i ashpër, ka sakrifica!

Këtë pasdite në emisionin “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishte e ftuar këngëtarja Gresa Gjoçera.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën më të re të saj, të titulluar “I’mja dashuria”. Ajo në studio rrëfeu për hapat e parë drejt karrierës së saj muzikore për publikun shqiptarë.

Më pas ajo spikati një ndër eksperiencat e saj më të mira deri më tani, ku veçoi pjesëmarrjen në kompeticionin “Polepesitition”, ku ka fituar edhe çmimin e parë.

“Kam kënduar për herë të parë kur isha 7-vjeçe, në festivalin e RTSH-së me grupin muzikor “thuthuqi”. Më pas kam marrë pjesë ne festivalin “Top Festë”, etj. Por, kompeticioni  “polepesition” ka qenë një ndër eksperiencat e mija më të mira, që ende e kam shumë të freskët si kujtim dhe përjetim”, u shpreh Gresa Gjoçera.

Ndër të tjera ajo solli në vëmendje edhe eksperiencën me grupin muzikor “Fever”, nga i cili kishte lindur edhe ideja për publikimin e këngës më të fundit të saj të titulluar “I’jam dashuria”.

Kjo një këngë e publikuar vetëm disa ditë më parë. Gresa Gjoçera, për këtë u shpreh se në tekstin e kësaj kënge gjen veten çdo njeri, pasi I tillë është teksi.

“Kam mbajt kontakte nga gjithë grupi “Fever” që kemi pasur, pjesë e të cilit ishte edhe bashkëshorti im. Aty ne kishim një tekst, të cilën e kthyem edhe në kënga “I’mja dashuri”. Kjo këngë erdhi për mua pas 12 vitesh në treg, pas kaq periudhe mendova se duhet të vij me një projekt të ri. Ndërkohë, videoklipi po mendohet sesi do të vij, për të ende ka punë për t’u sjellë. Mendoj se në këtë këngë të gjithë ata që e dëgjojnë e gjejnë veten”, tha ndër të tjera ajo.

Përsa, i përket jetës familjare, ajo u shpreh se vajza e saj është një ndër personat më të dashur nga ku merr mbështetje dhe kurajo për të ecur përpara.

“Vajza është një mbështetje për mua, sa herë më sheh në televizion reagon, mami im thotë. Dhe në këtë moment e di që po na ndjek”, u shpreh artistja.

EMISIONET