"Gjithçka komerciale", Doza Mc ka disa ankesa për repistët shqiptarë: Ja çfarë u sugjeroj artistëve

"Gjithçka komerciale", Doza Mc ka disa ankesa për

Reperi shqiptar Doza Mc i ftuar në "Why Not" kritikoi kolegët e tij se e kanë shndërruar muzikën në komercializëm.

Ai u ndal edhe te zhanret e muzikës, duke u shprehur askush këtu nuk ka shpikur asnjë stil, thjesht kemi importuar nga jashtë.

"Mendojnë sikur kanë shpikur ndonjë stil por kanë lindur në Shqipëri dhe nuk kanë lidhje fare me shpikjen e asnjë stili sepse të gjithë jemi frymëzuar nga Amerika.Është e çuditshme kur del dikush nga Shqipëria unë jam babai i këtij zhanri apo atij zhanri.

Dhe kur futem në një këngë që është stili i Drill-it apo Trap-it gjithmonë flas për gjërat e mia dhe përdor fjalët e mia. Nuk përpiqem ta bëj si të tjerët që e kanë çuar komplet në komercializëm. U sugjeroj artistëve gjithmonë që edhe nëse ndryshojnë stilin e bitit që do të bëjnë të qëndrojnë njësoj te tematikat dhe tekstet e tyre.

EMISIONET