“Gjetëm shtëpinë e djegur”, Meritoni rrëfen për rikthimin në Kosovë pas luftës: Babi e ka filluar nga zero
Meritoni ka rrëfyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP, për periudhën e vështirë të jetës së tij, ku u kthyen në Kosovë pas luftës.
Teksa ka folur me Eglën për jetën personale, ai tha se babi vendosi që të ktheheshin pasi gjyshja nuk qëndronte më në Gjermani. Banori tha se babi e ka nisur nga 0, pasi shtëpinë dhe çdo gjë e ka gjetur të djegur e shkatërruar totalisht.
“Ne kemi jetuar në Gjermani por më pas u kthyem për shkak të gjyshes sime. Babi mori gjyshen në Gjermani, ajo ishte me traditat e vjetra, përfshirë veshjen tradicionale. Nuk i ka ndërruar kurrë, i vdiq burri kur ajo ishte vetëm 36 vjeçe. I ka rritur fëmijët në fshat.
Pastaj babi e ka marrë gjatë luftës (në Gjermani), por kurrë nuk u ambientua me vendin dhe kulturën gjermane. Më pas ajo tha do kthehem dhe u kthye së bashku me ne. Edhe pse ishte pas lufte, ishte problematike, shtëpia ishte e djegur e të tilla gjëra. Babi e ka filluar nga 0”, rrëfeu Meritoni.