“Gjesti ia bëri gati kulaçin”/ Tiktok-erja shqiptare komenton largimin e Jozit: Atij i rroftë...
TikTok-erja shqiptare, e njohur në rrjet si mamaja e një vajze me aftësi ndryshe, Dorina Kallaverja në një intervistë në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka rrëfyer më shumë nga jeta e saj personale por jo vetëm kaq.
Dorina komentoi pak dhe banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Mes fjalëve ajo u shpreh se Jozi prej kohësh e ka merituar skualifikimin nga gara.
E pyetur se si iu duk përjashtimi i Jozit nga gara, Kallaverja u përgjigj:
“E meritonte. Kishte ardhur momenti, sepse realisht ishte një njeri shumë bullizues. Përveç faktit që ishte një njeri mosrespektues, sepse kur vjen babai i vajzës që ti dashuron, të paktën duhet të kishte krijuar atë formalitetin dhe t’i kishte dhënë një ngrohtësi atij personi. Por dhe nga mënyra e të folurit, është një njeri që nuk e ka atë komunikimin që të bën për vete. I rroftë ajo kënga “Dehem”, sepse për atë po njihet. Për tjetër gjë nuk di çfarë të them. Gjesti ia bëri kulaçin gati, e futi në furrë, e nxori nga furra dhe po e ha Jozi për qejfin e vet”.