"Gazetarja më ushtronte presion psikologjik të puthja Erionin", Antonia Gjoka trondit me deklaratën e fundit

Antonia Gjoka, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Glamour Zone" në TV Ora, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer disa momente të sikletshme në prapaskenë.

Ajo tha se publiku nuk ishte në dijeni që asaj i kanë ushtruar presion psikologjik në "Përputhen"

Ester Bylyku: Më trego një prapaskenë për ty që publiku nuk e di.

Antonia Gjoka: Ka ndodhur në takimin tim me Erionin. Ka qenë takimi im i parë. Erioni sapo kishte ardhur dhe takimi është xhiruar atë ditë, por te publiku dukej sikur ishte xhiruar pas disa ditësh. Ishte më pak se një orë që njihesha me Erionin. Një nga gazetaret e emisionit më ushtronte presion psikologjik, duke më thënë t`i hidhja dorën në qafë, mundohu të afrohesh afër, ndoshta përqafoje, jepi një puthje në faqe që unë të isha më e ngrohtë, sepse unë çdo takim e kam patur të ftohtë. E kam patur me barriera.

EMISIONET