"Future Nostalgia" mbyllet në Tiranë, ftesa e Dua Lipës për miqtë: Në Shqipëri e Kosovë, si në familje

"Future Nostalgia" mbyllet në Tiranë, ftesa e Dua

"Future Nostalgia" po i vjen fundi. Turin e koncertit Dua Lipa do të përmbyllë sonte në Tiranë, në sheshiun "Skënderbej", një koncert falas për publikun për festën e Pavarësisë.

"Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. E kam krijuar një familje që i kam parë gati çdo ditë dhe tani me u shkëput pak ka me qenë një ndjesi jo aq e mirë.Jam shumë e emocionuar" tha ajo në konferencën me gazetarët para koncertit.

Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe se nuk do të ketë periudhë pushimi.

"Periudhë pushimi nuk kam pasur prej 7 vitesh. Por sonte që përfundon turneu, i kam disa muaj intensivë në studio me shkrujt, me përfundu albumin e tretë. Por kjo për mua është periudhë pushimi se jam në një vend, jam në shtëpi, në Londër".

Këngëtarja dha dhe detaje në lidhje me koncertin e mbrëmjes së sotme.

"Show është i njëjtë me atë që kam bërë kudo rreth botës. Për ne është shumë me rëndësi me e përfundu si e kemi filluar. Nuk kemi gjë ndryshe".

Një sqarim dhe për mungesën e zërit të saj në Sunny Hill Festival.

"Nuk kam performuar në secilin Sunny Hill dhe po ashtu kam pas qejf  shumë me ardh sot, për një ditë shumë me rendësi dhe kam menduar që kjo është dita që kam dasht me ardh me performu në Tiranë".

Po për çfarë e pyesin më shumë të njohurit për Kosovën, për Shqipërinë?

"Për ne është shumë me rëndësi që njerëzit me ardh me e pa, prandaj e bëjmë Festivalin në Prishtinë. Me ndryshu stigmën përreth luftës dhe mendimin që kanë njerëzit për Prishtinën, me ju tregu si janë njerëzit, si të presin. Kemi një kulturë shumë mikpritëse dhe ajo është gjëja e parë që kam qejf me ju tregu njerëzve. Kur të vini te ne do të ndiheni si pjesë e familjes, si në Kosovë dhe Shqipëri. Kushdo që vjen del me atë mendim".

E pyetur nëse ka një strategji për promovimin e Shqipërisë, Dua u përgjigj:

"Kjo më vjen shumë natyrshëm me e bo. Kam qejf me pushu në Shqipëri, kam qëndruar në jug, i postoj, kaq. Nuk mendoj strategji, përpos gjërave që janë politike, fushata për vizat. Promovimin e bëj me gjithë qejf se e dua vendin tim".

Këngëtarja me famë ndërkombëtare  dhe shumë e dashur për shqiptarët kudo që ndodhen nuk mund ti shpëtonte dhe një pyetjeje provokuese për të atin shumë simpatik.

Pyetje: Familjarët e tu janë mësuar të njihen si familjarët e Dua Lipës, po për ty sa e lehtë është të njihesh si vajza e babait më të kërkuar në internet?

"Nuke mendoj fare, çika e babit çfarë të bëj. Mos të harrojmë nënën".

EMISIONET