Fundi tragjik i mbretëreshës së bukurisë, “Miss Brazili” u nda nga jeta pas heqjes së bajameve

Fundi tragjik i mbretëreshës së bukurisë, “Miss

Një operacion “rutinë” ka rezultuar fatal për bukuroshen 27-vjeçare.

Gleycy Correia , gruaja që u kurorëzua “ Miss Brazili ” në vitin 2018, ndërroi jetë pas një operacioni të thjeshtë për heqjen e bajameve.

Ajo ndërroi jetë në një klinikë private pasi kaloi më shumë se dy muaj në koma pas operacionit në prill.

Pesë ditë pas operacionit ajo raportohet se ka pësuar hemorragji dhe një atak në zemër.

Dhe pasi kaloi 77 ditë në koma, dje ajo fatkeqësisht vdiq.

Mbretëresha e bukurisë ishte kurorëzuar Miss United Continents Brazil dhe Miss Costa do Sol në 2018.

Gleycy ishte një yll i mediave sociale me më shumë se 52,000 ndjekës në Instagram.

Pasi ajo ra në koma, faqja e saj u pushtua nga të afërmit që e përdorën atë për të postuar lutjet.

Ajo shpesh fliste për fillimet e saj modeste, pasi ishte rritur në varfëri në Brazil.

Puna e parë e modeles do të ishte në moshën 8-vjeçare në një sallon bukurie.

 

Fundi tragjik i mbretëreshës së bukurisë, “MissFundi tragjik i mbretëreshës së bukurisë, “Miss

EMISIONET