Frymëzuese/ Nga ndërtimi në humanizëm, shqiptarja e parë e dekoruar nga Papa Françesku: Është më bukur të japësh se sa të marrësh

Ina Malhani është gruaja e parë shqiptare, e cila është dekoruar nga Vatikani për shërbimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.

Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, Ina Malhani tregon rrugëtimin e saj frymëzues në botën e bamirësisë dhe humanizmit.

Ajo thotë se në fillimet e saj ka punuar në ndërtim, e më pas ka qenë daktilografe për 8 vite.

Në vitin 1991 Ina ndryshoi krejtësisht orientim, ajo nisi angazhimin në kauzën e humanizmit. Që prej asaj kohe e deri më tani Ina është në shërbim të njerëzve në nevojë, ajo ka dhuruar 31 herë gjak.

Ajo tregon për "Ditë e Re" emocionet që mori gjatë momentit të bekimit nga Nënë Tereza dhe vlerësimet që ka marrë gjatë 30 viteve në shërbim të njerëzve në nevojë.

Ina Malhani: "Isha e para që mora bekimin nga Nënë Tereza. Më vuri dorën mbi kokë dhe me tha "God Bless You" dhe unë thashë faleminderit. Që atë ditë unë kam marrë kthesë. Kam dhënë 31 herë  gjakë për fëmijët. Po të më lejohej do dhuroja gjak edhe tani, pas të 60-ve, por nuk lejohet. Kam 30 vite në shërbim të njerëzve në nevojë."

Në vitin 2014 kam marrë çmimin Ambasdore për Paqe. Në 2016 kam qenë në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës, e ftuar direkt nga Papa Françesku. Sapo hyra në oborrin e madh të Vatikanit ma bënte zemra bam. E ndjeja aq shumë atë vend!

Në 2020 në qershor më tha këshilltarja, zonja Ina je e ftuar për bisedë me Metën. Je e vetmja në humanizëm që vërtetë e meriton një çmim nga presidenti për shërbimin dhe dhurimin e gjakut. Ditën e fundit që kam dhuruar gjak ka qenë dita e dekorimit nga Presidenti Ilir Meta. Në tetor të 2021 jam dekoruar dhe nga Vatikani për shërbimin, çmimi i parë që jepet një shqiptare."

Meszhi i Inës për të gjithë shqiptarët

"Të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi me ndihmu, sikur një kafe mos pinë, të kursejnë ato lekë dhe të ndihmojnë të varfërit. Unë kam ngel edhe pa lekë vetëm për t'i dhënë të tjerëve. Bëni  gjëra të vogla dhe me dashuri të madhe, siç thoshte Nënë Tereza."

Është më bukur të japësh se sa të marrësh.

Ina Malhnai:Nuk ka gjë më të bukur kur dhuron gjak dhe ndihmon njerëzit në nevojë. Asnjëherë nuk ndjej lodhje, e kam shumë pasion të vij në ndihmë të njerëzve në nevojë.

EMISIONET