FOTO/ Stresi në mbështetje të një tjetër banoreje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2023, 16:36
Këtë të martë, një nga banoret e spektaklit televiziv "BBVK2", Shqipe Hysenaj, është përlotur në oborrin e shtëpisë dhe i ka kërkuar produksionit t'i lëshojë këngën "Të du mom" të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.
Stresi nga ana tjetër nuk ka pritur dhe e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në rrjetin social "Instagram", teksa tha se ka mbështetjen e tij.
"Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka "Big Brother", askush s'të kupton pa e provuar. Suksese! Ke mbështetjen tonë ", u shpreh ai.