FOTO/ Reperja e njohur në pritje të ëmbël, pozon me barkun e rrumbullakosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2023, 11:43
Reperja amerikane, Bhad Bhabie, e njohur edhe si Danielle Bregoli, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Artistja, e cila është aktualisht në një lidhje me Le Vaughn, njoftoi shtatzëninë, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur, në rrjetin social “Instagram”.
Reperja, e cila u bë milionere përmes llogarisë së saj të abonimit në platformën për të rritur “OnlyFans”, së fundmi ndau detaje të fitimeve të saj të konsiderueshme në platformë, duke përfshirë 18 milionë dollarë në muajin e saj të parë.