FOTO/ Rëndohet ngjarja e aktores që u gjet e pajetë anës lumit, 24-vjeçarja ishte shtatëzënë

FOTO/ Rëndohet ngjarja e aktores që u gjet e pajetë anës

Rasti i vdekjes së aktores 24-vjeçare Sophie Nyweide po merr një kthesë të re , pasi sipas certifikatës zyrtare të vdekjes, aktorja ishte shtatzënë në momentin që u gjet e pajetë në breg të një lumi në Vermont. Autoritetet vazhdojnë të hetojnë shkaqet e vdekjes së saj, me skenarin më të mundshëm të një mbidoze aksidentale.

Sipas certifikatës së vdekjes të marrë nga TMZ, aktorja 24-vjeçare ishte në fazat e hershme të shtatzënisë kur u shpall e vdekur pak para orës 5 të mëngjesit të 14 prillit në Bennington, Vermont, një zonë gati 25 milje larg shtëpisë së saj.

Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi priten rezultatet e autopsisë, megjithatë policia po shqyrton seriozisht mundësinë e një mbidoze aksidentale.

Skenari i veprës penale nuk është përjashtuar, duke qenë se trupi i saj është gjetur në breg të lumit, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe një burrë, i cili po bashkëpunon me autoritetet, por nuk konsiderohet i dyshuar.

Nëna e saj, Shelly, duke folur për TMZ dje, pranoi se e dinte se vajza e saj po përdorte drogë, duke theksuar se “ajo ishte një vajzë shumë e vogël”. Ajo tregoi se Sophie Nyweide ishte me njerëz të tjerë në momentin e vdekjes së saj, por pa e ditur se kush ishin ata.

Sophie Nyweide e filloi karrierën e saj të aktrimit në një moshë të re, duke u shfaqur në filma si “Noah”, “Bella”, “Hijet dhe gënjeshtra”, si dhe episodet e serialit “Law & Order”.

Nëna e saj deklaroi se vajza e saj e donte vërtet aktrimin dhe nuk kishte përjetuar përvojat negative të raportuara nga aktorë të tjerë që filluan të punonin në industrinë e argëtimit që fëmijë.

Babai i saj, duke folur për vajzën e tij, e cilësoi atë si “kreative, atletike dhe të mençur përtej viteve të saj”, duke theksuar se që në moshë të re ajo këmbënguli të bëhej aktore. Sophie Naiwaide ka lindur më 8 korrik 2000 në Burlington, Vermont.

Dëshira e saj për t’u bërë aktore erdhi nga shikimi i filmave në kinemanë Village Picture Shows në Mançester, Vermont, të cilin nëna e saj, Shelley Gibson, një ish-aktore, e bleu në vitin 2003.

“Ajo u rrit në atë kinema, flinte atje dhe kishte një shtrat të vogël në dhomën e projeksionit ku shikonte shumë filma”, tha Shelley Gib10 në një intervistë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

EMISIONET