FOTO/ “Përplaset” me një person, Lana Del Rey-t i ndodh e papritura në Paris

FOTO/ “Përplaset” me një person, Lana Del Rey-t i ndodh e

Lana Del Rey humbi qetësinë në Paris  kur pa njerëz që e ndiqnin.

Ajo shihet në disa foto virale duke dalë nga një dyqan dhe duke u shfaqur e befasuar kur sheh një person duke e regjistruar.

“Mos”, thotë ajo përpara se të përpiqet t’i rrëmbejë telefonin nga dora personit.

Ajo më pas nxehet edhe më shumë në një video të veçantë, në të cilën ajo përballet me një grup më të madh njerëzish, duke thënë: “Më ndoqët mua dhe familjen time! … Ik prej meje!”

Këngëtarja e “Don’t Call Me Angel” më pas fillon të largohet, por kthehet për të thënë: “Oh, me të vërtetë mendon se nuk duhet të shqetësohem? Mos më ndiq! Mos më ndiq!”

EMISIONET