FOTO/ Pak orë pasi denoncoi shërbimin e Urgjencës, humb jetën familjari i Efi Dhedhes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 16:51
Efi Dhedhes publikoi ditën e djeshme një video ku shihej mjaft e revoltuar me shërbimin e Urgjencës.
Në denoncimin e saj, Efi shprehej se si prej orësh ka kërkuar një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë gjyshit të saj, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Ndërsa pak më parë, Efi ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e saj. Ajo bën të ditur se fatkeqësisht gjyshi i saj ka ndërruar jetë.
“U prehsh në paqe gjyshi im. RIP Selfo Mancellari”, shkruan ajo në InstaStory.