FOTO/ Klea Huta përfundon në spital: Jam e pafuqishme...
Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Klea Huta, ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore mbrëmjen e djeshme.
Në disa postime në rrjete sociale, ajo tregoi se 24 orët e fundit për të kanë qenë sfidues, me disa simptoma të rënda shëndetësore.
"24 orët e fundit ishin sfidues për mua. Simptoma të çuditshme që filluan me kriza barku, shqetësime gastrointestinale, dhimbje trupi dhe deri në atak paniku. Vendosa të vishem, të lyhem dhe të dal, në mënyrë që të mos i bëj shoqëri krevatit edhe pse fizikisht jam e pafuqishme dhe ndihem çuditshëm. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kështu në jetë. Uroj shumë të jeni mirë dhe kujdesuni për veten", shkruan Klea bashkangjitur një fotoje të publikuar në rrjetin social "Instagram".
Një tjetër postim, moderatorja ka treguar se për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për këtë shqetësim shëndetësor i është dashur të vendosë një vigon.
"Faleminderit të gjithëve për kujdesin. Jam shumë më mirë. Nesër do ju tregoj se pse kam në dorë këtë vigon dhe se çfarë vitaminash kam marrë",ka shkruar ajo.