FOTO/ Kë ish-banore postoi Juli? Ish-finalisti i BBV3: Mos më akuzoni më që nuk…

FOTO/ Kë ish-banore postoi Juli? Ish-finalisti i BBV3: Mos më akuzoni

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” ka disa kohë që ka përfunduar, por ish-banorët vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes. Ata herë pas here marrin gjithë vëmendjen me postimet që bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Duke qenë se ndjekësit janë kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me miqësitë apo me lidhjet e dashurisë që u krijuan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banorët vendosin që disa ‘sekrete’ t’i zbulojnë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ish-finalisti i BBV3, Julian Deda, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet me ish-banorët që bëri rrugëtimin e tij në reality show.

Ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet Rike Roçi. Në foton në fjalë ai ka zbuluar se edhe pse ende nuk janë takuar, ata flasin me kamerë bashkë.

“Dhe mos më akuzoni më që nuk flas me Riken…”, ka shkruar Juli krahas kësaj fotoje.

FOTO/ Kë ish-banore postoi Juli? Ish-finalisti i BBV3: Mos më akuzoni

EMISIONET