FOTO/ Jennifer Lopez me truproje të ri, shfaqen të kapur dorë për dore
Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka një truproje të re, e cila nuk ishte pjesë e ekipit të saj kur u martua me Ben Affleck.
Të enjten në Londër diva nga Bronx u pa duke u kapur për dore me një djalë të ri bjond që dukej se ishte me origjinë skandinave.
Ylli 55-vjeçar buzëqeshi teksa po dilte nga një SUV i madh i zi, edhe pse takat e saj nuk ishin aq të larta, sërish truproja e mbante prej dore.
Sa herë që është me Lopez, ai shihet me një xhaketë sportive gri me një spilë argjendi në xhaketë e tij që lexon PG.
“Ai është një shtesë e re në ekipin e saj të sigurisë, por nuk është i vetmi. Ajo ka disa roje sigurie rreth saj sa herë që del jashtë”, tha një burim për “DailyMail.com”.
Kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur aktorja e Atlas bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Affleck prej dy vitesh.
Lopez ka përdorur truproja për 25 vitet e fundit pasi fama e saj është rritur. Në të kaluarën ajo ka përdorur një ekip truprojesh izraelite dhe disa anëtare femra të sigurisë.