FOTO/ “Edhe ti 60 vjeç ke...” - Bled Mane i kthehet ASHPËR Dea Mishel: Do detyrohem të përdor gjuhë...

FOTO/ “Edhe ti 60 vjeç ke...” - Bled Mane i kthehet

Një debat ka nisur ditën e sotme në rrjetet sociale mes gazetarit Bledi Mane dhe influencueses Dea Mishel.

Gjithçka nisi pas një postimi që Mane kishte bërë në profilin e tij në “Instagram” për Dean. Kjo e fundit ka bërë këto ditë disa reagime në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe jo vetëm, kundër projektit të Zvërnecit.

Në postimin e tij, gazetari shkruante se ‘nëse revolucioni ka mbetur në dorën e Dea Mishelit, ai do të bëjë plazh nudo’.

Kundërpërgjigja e Dea-s ishte me tone mjaft të ashpra, ku ajo e pyet se sa lek ka marrë për postimin e tij.

Mane menjëherë ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku i drejtohet asaj që të replikojë me humor dhe sarkazëm, ose në të kundërt edhe ai do të përdorë një gjuhë tjetër.

 “Dea Mishel vazhdo repliko me humor dhe sarkazëm në të kundërt do detyrohem edhe unë të përdor gjuhë tjetër”, shkruan gazetari.

Kujtojmë se Dea iu kundërpërgjigj edhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që gjatë një takimi me banorët e Elbasanit imitoi influencueset. Jo vetëm kaq, pasi një përplasje Dea Mishel ka nisur edhe me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

FOTO/ “Edhe ti 60 vjeç ke...” - Bled Mane i kthehet

EMISIONET