FOTO/ Chiara Ferragni në një lidhje me trashëgimtarin e Pirelli, puthje pasionante në një natë jashtë në Milano

FOTO/ Chiara Ferragni në një lidhje me trashëgimtarin e Pirelli,

Chiara Ferragni, pas ndarjes nga Fedez, ka ecur në jetën e saj personale dhe tashmë është çift me Giovanni Tronchetti Provera.

Së fundmi, thashethemet thonin se influencerja italiane është në një lidhje me avokatin dhe trashëgimtarin e markës së njohur të gomave Pirelli. Megjithatë, deri më tani askush nuk i ka konfirmuar raportet.

Megjithatë, një foto e të dyve që shkëmbejnë puthje pasionante gjatë një feste të Halloween në Milano, po qarkullon së fundmi.

Në klipin e zbuluar, Chiara Ferrani shihet duke prekur fytyrën e të dashurit të saj ndërsa e puthte, me krahun e tij të mbështjellë rreth belit.

Giovanni Tronchetti Provera është djali i ish-presidentit të Telecom Italia, Marco Tronchetti. Nëna e tij, Cecilia është një pasardhëse e themeluesit të Pirelli, Giovanni Battista.

Pas përfundimit të studimeve për Drejtësi, 41-vjeçari iu bashkua biznesit familjar në departamentin e Financës dhe punon si Zëvendës President Ekzekutiv i Qëndrueshmërisë që nga fundi i vitit 2023.

Konkretisht, ai është Drejtor i Marco Tronchetti Provera & CSpA. CEO i Camfin SpA, Camfin Alternative Assets Srl, i Longmarch Holding Srl dhe Drejtor i Fondacionit Silvio Tronchetti Provera. Ndër të tjera, ai është anëtar i Bordit Drejtues të Assolombarda dhe Institutit Europian të Onkologjisë.

Përgjithësisht jetën personale preferon ta mbajë larg syrit të publikut, ndërkohë që nuk është përfolur në media. Rreth një vit më parë ai u nda nga gruaja e tij Nicole Mühlhausen, me të cilën ishte i martuar prej shtatë vitesh dhe ka tre fëmijë.

Ndoshta, në fakt, janë pikërisht fëmijët që e afruan me Chiara Ferragnin, pasi ndjekin të njëjtën shkollë me influenceren e njohur.

EMISIONET