Filloreta Pira: Eksperienca në Për’Puthen, komplet pa plan/ Ja pse u fokusova vetëm tek Mevlani

Filloreta Pira: Eksperienca në Për’Puthen, komplet pa plan/ Ja

Ajo është Filloreta Pira një emër i njohur për të gjithë publikun, sidomos me eksperiencën e saj në botën e medias e më saktë në një program dashurie si Për’Puthen.

Në kërkim të një experience të re por edhe një dashurie që në fund nuk iu kthye ajo foli në D-Night në RTV Ora më shumë rreth situatave brenda në program.

Dajana: Si lindi ideja që të ishe pjesë e Për’Puthen?

Filloreta: Ishte komplet pa plan dhe doja një eksperiencë të re sepse u bëra monotone vetëm duke punuar e duke bërë një jetë normale. Unë jam një tip që kam dëshirë të provoj gjëra të reja dhe thashë pse mos të provoj dhe kisha fatin që më morën direkt.

E kam ndjekur edhe Mevlanin kam parë sjelljet e tij dhe e dija që edhe me mua do të sillej mirë. Në kohën që u futa unë ishin pak konkurrentë dhe nuk e kam gjetur veten askund tjetër përveç se te Mevlani.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET