Festë në familjen Haradinaj, Anita e emocionuar filmon të birin Gjinin në tapetin e kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 22:08
Emocione dhe festë. Këto ishin ndjesitë për Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten Anitën ndërsa përcollën djalin e tyre të madh Gjinin në mbrëmjen e maturës.
Çifti e ka memorizuar këtë ngjarje të rëndësishme përmes fotove të cilat ish-kryeministri i Kosovës i ka ndarë dhe me ndjekësit e tij në facebook.
Ramush dhe Anita Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit.