"Fati i prostitutës në romane! A thua sikur e keqja e shoqërisë janë prostitutat" Revolta e Rita Petros

Në një intervistë në emisinin “Jeto me Orën” në RTV Ora  Rita Petro tregon se ajo ka zgjedhur që në librat që ajo shkruan të mos japë një femër  viktimë.

Madje ajo shprehet e revoltuar me faktin se filmat e romanet e trajtojnë fatin e prostitutes si të jetë  e keqja e shoqerisë.

“Unë nuk kam dashur të jap gjithmonë një femër  viktimë. Se kemi plotë romane, duket sikur të gjith filmat e romanet e trajtojnë fatin e prostitutës a thua se prostitute është gjëja më e keqe që ka ndodhur. Po dhe prostitucioni është një plagë por kanë ndodhur dhe 100 gjëra të tjera. Unë kam dashur të jap figurën e një vajze qytetare që jeton në një familje qytetare që nuk jeton si e persekutuar. Ka shumë si puna ime dh edua që ata me artin tim të gjejnë veten.”, tha Rita Petro në RTV Ora.

EMISIONET